Transmetuar më 23-01-2026, 15:22

Motra e Mateos, Keisi ka folur sot në “Shqipëria Live” për ecurinë e vëllait të saj në “Big Brother Vip” dhe raportin e tij me Brikenën.

Ajo komentoi dhe reagimin e familjes së Brikenës pas rrëfimit që Mateo bëri për raportin mes tyre. Ajo shtoi se kjo histori është dhe e shkuara e Mateos dhe ai ka të drejtë të flasë.

“Reagimi i familjes së Brikenës nuk na ka shqetësuar fare. Ata kanë të drejtën të bëjnë reagimet e tyre sepse Brikena është vajza e tyre. Por dua të them se është histori që u takon të dyve dhe kanë të drejtë ta flasin të dy. Kjo është e shkuara edhe e Mateos. Ai është detyruar të japë disa detaje më shumë sepse po i drejtohej gishti si mashtrues. Ai e ka thënë shumë herë që i takonte Brikenës ta tregonte por u ndje i detyruar përderisa ajo nuk po fliste. Nuk ngrihet dinjiteti jot kur drejton gishtin ndaj dikujt tjetër dhe e quan mashtrues. Me familjarët e Brikëns nuk kam folur sepse po të ishin ndjerë të kërcënuar do na kishin kontaktuar ata. Raporti i Brikenës dhe Mateos i takon vetëm atyre si do e zhvillojnë dhe gjithçka mbetet për tu parë.”– tha ajo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit