

Dy vajza janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një oficereje policie, brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuara janë shtetaset M. A., 38 vjeçe, dhe R. A., 29 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të komisariatit, ku dy gratë dyshohet se kanë goditur oficeren e policisë për shkak të detyrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetaset M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në ambientet e komisariatit kanë goditur një oficere policie, për shkak të detyrës,” njofton policia.
Rrethanat e plota dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë
Ngjarja ka ndodhur në komisariatin numër tre në Tiranë, ku shtetaset -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, kanë hyrë brenda komisariatit dhe kanë dhunuar oficeren e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;”-njofton policia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






