Transmetuar më 23-01-2026, 14:38

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lokal në qytetin e Kukësit, ku disa shtetas dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm.

Sipas informacionit paraprak, shtetasit Ç. M. dhe E. M., kushërinj me njëri-tjetrin, së bashku me tre shtetas të tjerë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me shkop bejsbolli shtetasin S. I. Gjithashtu, ndaj tij dyshohet se është tentuar përdorimi i armës së zjarrit.

Si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli, shtetasi S. I. ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, raporton noa.al.

Ndërsa nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokuroria Kukës, po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, dokumentimin ligjor të tij, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe personave të tjerë të përfshirë në konflikt. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit