

Lezhë, 23 janar 2026 – Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u ndalua nga policia pas një urdhri për kërkim lidhur me një ngjarje dhune që ndodhi më 12 janar.
Pas ndalimit, prokuroria vendosi që Gëzim Ndoka të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa djali i tij, Kevin Ndoka, vijon të jetë ende në kërkim.
Ngjarja, sipas kallëzimit të viktimave, ndodhi në një lokal ku të lënduar mbetën kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku, të cilët pretenduan se u dhunuan nga Gëzim dhe Kevin Ndoka.
Hetimet vijojnë nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Çfarë thotë Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Mbështetjes Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur ndërmjet 4 shtetasve, në ambientet e një lokali, në Lezhë, më datë 12.01.2026, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë, kapën shtetasin e shpallur në kërkim, G. N., 53 vjeç. Për këtë shtetas, prokurori vendosi procedim penal në gjendje të lirë.Vijojnë kërkimet për kapjen e djalit të 53-vjeçarit, shtetasit K. N..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






