

Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka Trump ka publikuar sërish foto nga bregdeti i Vlorës.
Ivanka ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti, ndërsa krahas saj shkruan: “Shqipëria është magjike!”
Më herët ajo ndau edhe pamje të tjera nga turi i saj në jug të vendit, ku shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit, ndërsa në sfond ka zgjedhur edhe këngën shqiptare “Luleborë”.
Ivanka Trump mbërriti dy ditë më parë, e shoqëruar nga disa arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






