

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Petrit Ndout, ngjarje e ndodhur në Mamurras.
Në pranga janë vendosur Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula. Gjatë seancës gjyqësore, të tre të dyshuarit kanë mohuar përfshirjen në vrasje.
Sipas hetimeve paraprake, dyshimet kryesore bien mbi 27-vjeçarin Andis Vokrri, i cili ka pranuar se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal me viktimën, por ka mohuar se ka përdorur një mjet të fortë, konkretisht çekic, duke deklaruar se nuk kishte një të tillë me vete në momentin e ngjarjes.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit në burg, duke argumentuar se hetimet janë ende në fazë aktive dhe se nevojitet sqarimi i plotë i rrethanave, si dhe analizimi i pamjeve filmike që lidhen me ngjarjen.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.
Dëshmia e Vokrrit: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç
Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula, gjatë seancës ata kanë mohuar që të jenë të përfshirë në ngjarje.
I dyshuari kryesor, Vokrri, tha se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal por nuk kujtonte të këtë goditur me çekiç Ndoun dhe pretendon se nuk ka pasur një të tillë me vete.
Dy të arrestuarit e tjerë, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula dyshohen për "moskallëzim krimi". Ata kanë pretenduar se janë larguar nga vendi i ngjarjes nga frika, ku kishin ndaluar për shkak të një problemi me gomën dhe ndaj nuk e kanë njoftuar policinë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






