Transmetuar më 23-01-2026, 13:50

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke e lënë agjencinë e Kombeve të Bashkuara pa një nga kontribuuesit e saj më të mëdhenj financiarë.

Vendimi u formalizua pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv një vit më parë, me të cilin sinjalizonte largimin e SHBA-së nga organizata. Trump kishte kritikuar OBSH-në, duke e akuzuar për një qasje të njëanshme ndaj Kinës gjatë menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Sipas BBC, Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore bëri me dije se tërheqja erdhi për shkak të asaj që e cilësoi si keqmenaxhim të pandemisë, mungesë reformash dhe ndikim politik nga shtetet anëtare brenda organizatës.

Nga ana e saj, OBSH i ka hedhur poshtë këto pretendime. Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se largimi i SHBA-së përbën një humbje si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për shëndetin global.

Organizata theksoi rolin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për luftimin e poliomielitit, HIV/AIDS-it, uljen e vdekshmërisë amtare, si dhe zbatimin e traktatit ndërkombëtar për kontrollin e duhanit, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit global në fushën e shëndetit publik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit