

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, i dyshuar për disa raste vjedhjeje dhe tentativë vjedhjeje të ndodhura gjatë muajve të fundit në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i arrestuari është Klajdi Muhametaj, banues në Tiranë, person me precedentë penalë për vjedhje. Ai dyshohet se më 21 janar 2026 ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe dokumente në zyrat e Postës Shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke.
Gjithashtu, nga hetimet rezulton se gjatë tetorit dhe nëntorit 2025, 43-vjeçari ka kryer vjedhje të shumave monetare dhe produkteve në katër lokale në zona të ndryshme të Tiranës.
Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia sekuestroi:
një shumë parash të dyshuara si të vjedhura,
veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve,
si dhe sende të forta që shërbenin për hapjen e dyerve.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjes që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






