

Bulqizë /Aksidentoi një këmbësor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe arrestohet autori i aksidentit, Andi Shehu
Një ngjarje rrugore e ndodhur dje në segmentin rrugor Maqellarë–Bulqizë është zbardhur nga shërbimet e Policisë, duke çuar në identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Sipas informacionit zyrtar, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, ka aksidentuar këmbësorin B. P., 72 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, 72-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet i shtruar në Spitali i Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës intensive të Policisë Rrugore, u bë i mundur identifikimi i automjetit të përfshirë në aksident, si dhe lokalizimi i drejtuesit të tij.
Në vijim, u arrestua shtetasi Andi Shehu, 65 vjeç, banues në Maqellarë, i cili dyshohet se tentoi t’i shmangej përgjegjësisë ligjore duke u larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






