

Nga data 22 janar 2026, Administrata Tatimore ka hapur sistemin e-Tax për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Individuale (DIVA) për periudhën janar–dhjetor 2025.
Risia kryesore për këtë vit është se DIVA mund të plotësohet edhe nga individë që nuk kanë detyrim ligjor për deklarim, por që kanë fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe synojnë të përfitojnë kompensimin për arsimin e fëmijëve, përmes rillogaritjes së tatimit mbi të ardhurat.
Kush përfiton nga kompensimi
Kompensimi për arsimin përfitohet përmes zbritjes së shpenzimeve nga baza e tatueshme:
48 mijë lekë në vit, për çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave;
100 mijë lekë në vit, për individët me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë.
Si rezultat i këtyre zbritjeve, individët që do të rezultojnë me tatim të mbipaguar do të përfitojnë kthim financiar, i cili do të shërbejë si kompensim për fëmijët.
Sipas Administratës Tatimore, fonda totale e kompensimit për vitin 2025 vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Si llogaritet dhe si përfitohet kompensimi
Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi e-Tax;
Nuk kërkohet ngarkimi i dokumentacionit në momentin e deklarimit;
Dokumentet për shpenzimet e arsimit duhet të ruhen dhe paraqiten vetëm nëse kërkohen nga administrata tatimore;
Pas dorëzimit të DIVA-s, individët që rezultojnë me tatim të mbipaguar duhet të paraqesin kërkesë për rimbursim pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve. Procedurat do të sqarohen me një udhëzim të posaçëm.
Si plotësohet DIVA për herë të parë
Individët që deklarojnë për herë të parë duhet:
Të regjistrohen në portalin www.tatime.gov.al ;
Të hyjnë në e-Shërbime, përmes identifikimit në e-Albania;
Të zgjedhin profilin INDIVID;
Në menunë Deklarata, të përzgjedhin Tatimi mbi të ardhurat personale;
Të klikojnë Krijo deklaratë dhe të zgjedhin periudhën 2025 (janar–dhjetor).
Deklarata gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e pagave, shpërblimeve dhe tatimit të paguar gjatë vitit.
Afatet dhe detyrimi ligjor
Afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA-s është 31 mars 2026.
Detyrimin ligjor për deklarim e kanë:
Individët me të ardhura mbi 1.2 milionë lekë në vit;
Të dypunësuarit;
Ata që kanë realizuar të ardhura të padeklaruara mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë apo burime të tjera.
Ndërkohë, përfitimi i kompensimit për arsimin u jep mundësi edhe individëve pa detyrim ligjor të deklarojnë DIVA-n vullnetarisht.
RUBRIKAT E PLOTA TË DIVA-S
SEKSIONI A: TË DHËNA IDENTIFIKUESE
(3/4) REZIDENT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Po Jo
TË DHËNA IDENTIFIKUESE PËR INDIVIDIN
(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit
(8) Qyteti/Komuna/Rrethi: Tirane
i/e martuari/e martuar me fëmijëbeqar/ei/e vei/e divorcuarkryefamiljar/e
Të DHËNA PLOTËSUESE PËR INDIVIDIN
(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore: a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronarid) të tjera
(12) Emër/ Mbiemër i pronarit
ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE
(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton: a) në pronësi, b) me qira, c) falas nga pronari, d) të tjera
PERSONA NË KUJDESTARINË E DEKLARUESIT
(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej
Numri i personave brenda familjes në kujdestari
Të tjerë persona në kujdestari
FËMIJË NËN MOSHËN 18 VJEÇ
(18)Numri i fëmijëve në ngarkim të deklaruesit nën moshën 18 vjeç (Plotësohet nga prindi që ka të ardhurat vjetore me të larta në familje)
SEKSIONI B : TË DHËNA PËR LLOGARITJEN E TATIMIT
(3) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit
(4) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e ngjashme me punësimin por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit
(5) Të ardhurat bruto nga dividendi
(6) Të ardhurat bruto nga qiraja
(7) Kthimi i investimit nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat
(8) Të ardhurat bruto nga interesat bankare
(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj
(10) Fitimi kapital i tatueshëm i krijuar nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme
(11) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit
(12) Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike
(13) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes
(14) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë
(15) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit
(16) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë
(17) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë
(18) Të ardhura nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale
(19) Të ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale
(20) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
(21) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara jashte territorit të Republikës së Shqipërisë
(22) Të ardhura bruto të tjera përjashtuara nga tatimi
(23) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO
(24) Zbritje nga te ardhurat nga punesimi sipas nenit 22, pika 1, gërmat a, b dhe c
(25) Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç
(26) Shpenzime për arsimin e fëmijëve
(27) Zbritje për kontributin ne skemën e pensionit privat nga te ardhurat e punësimit
(28) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat e dividendit
(29) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat tjera përveç të ardhurave nga dividendi
(30) SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME DHE ZBRITJEVE TË TJERA (kutia 24 deri 29)
LLOGARITJA E TATIMIT PËR TU PAGUAR
(31) Të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit
(32) Tatimi i llogaritur mbi të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit
(33) Të ardhurat e tatueshme nga dividendi
(34) Tatimi i llogaritur mbi te ardhurat e tatueshme nga dividendi
(35) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga dividendi dhe marrëdhëniet e punësimit
(36) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi dhe dividendi
(37) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR
TATIMET E PAGUARA GJATË PERIUDHËS TATIMORE
(38) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit
(39) Tatim mbi të ardhurat e ngjashme me marrëdhëniet e punësimit por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit
(42) Tatimi mbi fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat
(43) Tatimi mbi interesat bankare
(44) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj
(45) Tatimet mbi fitimet kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme
(46) Tatimi mbi fitimet nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit
(47) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike
(48) Tatimi mbi fitimet kapitale nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes
(49) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit
(50) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë
(51) Tatimi mbi të ardhurat nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale
(52) Tatimi mbi të ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale
(53) Tatimi mbi të ardhura të tjera të pa përmenduara më lart të realizuara brenda territorit të R. Sh
(54) Tatimi i llogaritur dhe i paguar mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
(55) Kreditimi i tatimit të huaj
(56) SHUMA E TATIMIT TË PAGUAR
(57) TATIMI I MBIPAGUAR
(58) TATIMI I DETYRUAR PËR T’U PAGUAR
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






