Transmetuar më 23-01-2026, 08:46

Dita e sotme karakterizohet nga kushte atmosferike të ndryshueshme në rajonin e Ballkanit, ndërsa në Evropë vijon kontrasti mes zonave me mot të paqëndrueshëm dhe atyre më të qëndrueshme. Ja parashikimi i përditësuar për secilin rajon që noa.al jua sjell përmes shërbimit meteorologjik MeteoAlb.

Shqipëria – Moti, e premte 23 janar 2026

Sipas MeteoAlb, vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Reshjet më të dukshme pritet të përqendrohen në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në zonat qendrore të territorit.

Në pjesën e dytë të ditës parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Intervalet me kthjellime do të bëhen më të dukshme kryesisht në shtrirjen lindore të vendit, ndërsa zonat perëndimore do të vijojnë të mbeten me vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje në orët e mëngjesit. Vlera minimale do të zbresë në 0°C, e regjistruar në Ersekë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 13°C në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri në 40 km/h, kryesisht nga drejtimi juglindor. Në brigjet detare pritet dallgëzim i lehtë, rreth 2 ballë.

Kosova – Moti, e premte 23 janar 2026

Republika e Kosovës gjatë gjithë 24 orëve do të jetë nën mbizotërimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Vranësirat do të jenë më të theksuara gjatë orëve të para të mëngjesit dhe rreth mesditës. Në pjesën e dytë të ditës, intervalet e gjata me kthjellime do të bëhen më dominante në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje graduale, duke u luhatur nga -3°C vlera minimale, e shënuar në Gjilan, deri në 8°C vlera maksimale, e regjistruar në Prizren.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi deri në 40 km/h, kryesisht nga drejtimi juglindor.

Maqedonia e Veriut – Moti, e premte 23 janar 2026

Kushtet e qëndrueshme atmosferike kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut që në orët e para të mëngjesit, duke sjellë kthjellime të herëpashershme dhe kalime vranësirash.

Nga orët e mesditës e deri në mbrëmje vonë, pritet që territori i vendit të dominohet nga intervale të gjata me diell dhe vranësira të lehta. Kthjellimet më të theksuara do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore.

Temperaturat do të shënojnë rritje, duke u luhatur nga -2°C minimumi në Ohër, deri në 9°C maksimumi në Shkup.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi që lokalisht mund të kalojë 35 km/h, kryesisht nga drejtimi lindor.

Evropa – Moti, e premte 23 janar 2026

Britania e Madhe dhe pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të shoqëruara me reshje shiu. Kushte të paqëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë gjithashtu në Evropën Jugperëndimore, Gadishullin Apenin dhe përgjatë brigjeve të Detit Egje, ku reshjet herë pas here do të jenë në formë rrebeshesh.

Ndërkohë, Evropa Lindore dhe Gadishulli Skandinav parashikohen të kenë mot më të qëndrueshëm, por me vranësira dominuese gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Në qendër të kontinentit evropian priten alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, pa fenomene të theksuara atmosferike. /noa.al

Imazhi ilustrues, gjeneruar me IA

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit