

Për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Meteorologjik Ushtarak.
Moti do të karakterizohet nga vranësira të shoqëruara me intervale të herëpashershme kthjellimesh.
Gjatë ditës priten reshje shiu të dobëta dhe të përkohshme kryesisht në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare, ndërsa lokalisht nuk përjashtohen shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo mund të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s.
Në det parashikohet valëzim i lehtë, i forcës 1 deri në 3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






