

Prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) alarmuan sot publikisht në gjykatën Kushtetuese se Belinda Balluku duke qenë në pushtet po shkatërron hetimin e tyre dhe kërkuan që sa më parë të bëhet ekzekutimi i masës ndaluese.
Sipas SPAK, pezullimi nga detyra lidhet drejtpërdrejt me pozicionin e saj si ministre dhe me rrezikun që ajo të vazhdojë veprimtarinë e dyshuar penale.
Prokurorja e SPAK Dorina Bejko tha se kishte pasur efekte rikthimi në detyrë dhe ngriti pikëpyetje se ekziston rreziku të impaktoheshin provat.
Sipas prokurores se SPAK, pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut e shohim të lidhur me pozicionin e saj si ministre.
“Në rastin konkret vepra penale që ne hetojmë konsiderohen krime të natyrës së rëndë, për shkak të rrezikshmërisë dhe subjekteve që kryejnë ato. Vepra penale që i është atribuuar të hetuarës përfshihet në konceptin e krimit të rëndë.
Sipas Bejkos, hetimi ndaj Ballukut është në zhvillim dhe ka karakter dinamik, ndërsa fakti që ajo vazhdon të ushtrojë funksione drejtuese në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjia rrit rrezikun e cenimit të interesit publik.
“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë publike të gjitha të dhënat, por në vlerësimin makro të rreziqeve rezulton se e hetuara, duke vijuar ushtrimin e detyrës së ministres dhe zv.kryeministres, përbën një rrezik konkret. Vetë përfaqësuesi i Kryeministrisë deklaroi se e hetuara ka propozuar rreth 50 akte”, u shpreh Bejko
Prokurorja tha se SPAK vlerëson se Balluku nuk ka përmbushur detyrën në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe ekziston rreziku që, përmes vijimit të ushtrimit të funksionit, të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë ose të ndikojë në provat e hetimit.
"Jemi para situatës kur e hetuara ka kryer jo një, por disa fakte penale historike që përkthehen në veprën penale të parashikuar nga neni 258 të kodit penal disa herë”, sqaroi prokurorja e SPAK, Dorina Bejko.
Kurse vuri në dukje se pezullimin nga detyra e shohin të lidhur me pozicionin e saj si ministre.
"Ne, SPAK-u, ato dy lloje masa shtrënguese i ka kërkuar në përputhje me rrethanat që kanë ekzistuar në atë moment. Në atë moment SPAK ka konkluduar se nëse e hetuara do vazhdonte të ushtronte detyrën do kryente vepra penale të të njëjtit lloj”, tha Prokurorja e SPAK.
Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, deklaroi se pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pezullimit nga detyra, ka sjellë ndikim të drejtpërdrejtë në hetim.
Ai tha se për shkak se Kushtetuesja e riktheu në zyrë Ballukun ka pasur ndërhyrje në procesin e hetimit dhe është cenuar marrja e provave", duke theksuar:
“Patjetër që ka dhënë efekt ky vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi pezullimin e vendimit të GJKKO, masës ndaluese ndaj personit në fjalë, për shkak se edhe në argumentimin që kemi bërë qoftë në marrjen e vendimit në Shkallën e Parë, duke patur parasysh edhe rolin dhe funksionin e lartë shtetëror të zonjës Balluku, – kemi argumentuar në parimin e proporcionalitetit, nevojat për marrjen e provave, hetimet, me dëshmitarë – dhe siç kemi argumentuar edhe në kërkesën tjetër në Kuvend, që realisht kanë ndërhyrë në procesin e hetimit dhe ka cenuar marrjen e provave”, tha prokurori Dritan Prençi.
Ndërsa duke detajuar përse po kërkohet masë arresti për Ballukun, tha:
"Përse e kërkojmë këtë masë ndaluese përveç masës tjetër, duke patur parasysh edhe rolin dhe funksionin e lartë shtetëror të zonjës Balluku, realisht ka ndërhyrë në procesin e hetimit dhe ka cenuar marrjen e provave.”
Prokurorja Dorina Bejko theksoi edhe ajo, se qëndrimi i Ballukut në detyrë përbën rrezik potencial për hetimin dhe interesin publik.
“Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zëvendëskryeministres.
Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar të vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë. Në mënyrë makro thashë se ekziston rreziku që nëpërmjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat.”
Bejko argumentoi gjithashtu se veprat penale për të cilat Balluku është marrë e pandehur konsiderohen krime të rënda dhe lidhen drejtpërdrejt me funksionin e saj si ministre.
“Në rastin konkret vepra penale që ne hetojmë konsiderohen krime të natyrës së rëndë, për shkak të rrezikshmërisë dhe subjekteve që kryejnë ato. Vepra penale që i është atribuuar të hetuarës përfshihet në konceptin e krimit të rëndë.
Jemi para situatës kur e hetuara ka kryer jo një, por disa fakte penale historike që përkthehen në veprën penale të parashikuar nga neni 258 të Kodit Penal disa herë.” /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






