Transmetuar më 22-01-2026, 16:30

Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe ndaj qëndrimit të liderëve europianë përballë presionit të Shtëpisë së Bardhë.

Në një bisedë me një grup të kufizuar gazetarësh gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Newsom, i konsideruar si një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, u shpreh pa doreza.

“Unë nuk kam pse të jem diplomatik. Absolutisht jo. Kjo është çmenduri”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi situatën ndërkombëtare dhe veçanërisht presionin e SHBA-ve mbi Groenlandën.

I pyetur nëse kishte një mesazh për europianët, Newsom u shpreh prerë.

“Po, është koha të reagoni. Të merrni gjërat seriozisht dhe të ndaloni së qeni bashkëpunëtorë. Është koha të qëndroni drejt, të keni shtyllë kurrizore dhe të jeni të fortë. E kam parë këtë në SHBA, me një Kongres të përkulur që thotë një gjë në mesazhe private apo në rrjete sociale dhe një tjetër në publik. Duhet parime. Duhet unitet”, tha ai.

Ai e quajti “patetike” sjelljen e disa liderëve botërorë, duke ironizuar.

“Do të duhej të sillja në Davos një thes me gjunjëza për liderët botërorë. Shpërndarja e titujve, nderimeve dhe çmimeve Nobel si dhurata është qesharake. Nga këndvështrimi amerikan, është thjesht e turpshme”, tha guvernatori.

Sipas Newsom, europianët janë manipuluar nga Trump.

“Ky tip po i merr për budallenj. Është e turpshme”, tha ai, duke shtuar se vazhdimi i së njëjtës qasje do të kishte pasoja serioze.

“Diplomaci me Trump-in? Ai është një T-Rex. Ose bashkohesh me të, ose të gëlltit. Nuk ka rrugë të mesme”, deklaroi guvernatori i Kalifornisë, duke paralajmëruar se Europa rrezikon seriozisht nëse nuk ndryshon kurs.

I pyetur nëse mungesa e reagimit mund të çojë deri në fundin e Bashkimit Europian, Newsom u shpreh: “Nuk dua të jem hiperbolik, por ky njeri është si një top shkatërrimi. Ky është alarm i kuq. Ju po vazhdoni të silleni sikur rregullat vlejnë ende, por me të është ligji i xhunglës. Ai nuk është i çmendur, është shumë i vendosur, por jashtë kontrollit dhe i paekuilibruar”.

Newsom e përshkroi Trump-in si një narcisist që synon “një botë sipas imazhit të tij”, duke kritikuar ashpër liderët që, sipas tij, e kritikojnë privatisht por e përkëdhelin publikisht.

“Kjo nuk është diplomaci, është budallallëk”, tha ai.

Në fund, i pyet

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit