

Vjosa Osmani nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes në Davos, krah SHBA-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë Kosovën anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota të kësaj nisme ndërkombëtare, përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një deklaratë publike pas nënshkrimit, Osmani theksoi se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes, të udhëhequra nga aleatët strategjikë të Kosovës, forcon sovranitetin e vendit dhe rrit pozicionin e tij në arenën ndërkombëtare.
Ajo vlerësoi rolin udhëheqës të SHBA-së në ruajtjen e stabilitetit global, duke theksuar se “kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt”.
Presidentja bëri të ditur se marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendi i Kosovës për ratifikim, në përputhje me Kushtetutën, në mënyrë që të marrë miratimin përfundimtar nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.
Osmani falënderoi gjithashtu Donald Trump për ftesën dhe lidershipin e tij, duke e cilësuar nënshkrimin e Kartës si një moment historik për Kosovën.
“Kosova do të jetë në shërbim të paqes, sot dhe gjithmonë,” deklaroi presidentja, duke nënvizuar angazhimin e vendit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe stabilitet afatgjatë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






