

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e GJKKO në zbatim të zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.
Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me gazetarët, ndërsa tha: “U puth Ina me Kejsin, kur thashë unë dashuri me regji nuk më besuat. Si këtu, drejtësi me regji”.
Vitin e kaluar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-Presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, në kuadër të hetimit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Hetimi i SPAK ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme, të cilat u bashkuan në një të vetëm në vitin 2024.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






