

I nderuar koleg, nuk ka gjë më të pakrahasueshme dhe në një mënyrë apo një tjetër, mbështetje të padëshiruar ndaj Edi Ramës, duke patur parasysh pozicionin tuaj, se të krahasosh Edi Ramën me Sali Berishën.
Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën, ku është në këtë moment? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë.
Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë.
Mos krahaso të pakrahasueshëm.
Merr faktin që deklaron se, unë merrem vesh shumë mirë me Vuçiçin, por nuk merrem vesh dot me kryeministrin e Kosovës, për faktin e vetëm se ai nuk u bindet urdhrave të Vuçiçit.
Si mund të bësh një krahasim të tillë, si mund të bësh në një kohë që po krahasoje, i gjithë krahu i tyre po të shihte me ilaritet, me ngazëllim, sepse e kuptonin se kjo ndihmonte Ramaduron e tyre.
Se këta nuk është se nuk e ndjejnë barrën e tij, sepse kur shkojnë në shtëpi i presin dhe u thonë: çfarë bëtë ju për Lubi Ballukun, na e nxinë fytyrën.
Edhe këta kanë dorë. Kanë dorë vetë, prandaj edhe e mbrojnë.
Ai shpjegimi që u dhash mediave, po unë nuk i mohoj veprimet e mia. Është e vërtetë paraardhësi im Fatos Nano e kishte ofruar ishullin e Sazanit dhe unë vazhdova po të njëjtën gjë.
Dhe në fakt Silvio bëri një projekt të jashtëzakonshëm, të shkëlqyer, mirëpo erdhi kriza financiare e viteve 2008–2009 e bllokoi dhe unë nuk mund të mos them që ajo nuk ka ndodhur.
Ka ndodhur, por ka ndodhur absolutisht jo për influenca politike, por ka ndodhur për të tërhequr biznesin ndërkombëtar.
Por kjo nuk ka lidhje sepse e lehtëson Edi Ramën, lëreni se po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu shkoni e thoni: po je burrë, qëndro në zyrë.
I thoni: rri në zyrë dhe prite popullin që po vjen. Shkoni dhe ju me të.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






