

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen e njohur si “McGonigal”. Informacioni për këtë vendim është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës.
Sipas njoftimit të Kushtetueses, çështja lidhet me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për: (i) verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal; (ii) kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Gjykata Kushtetuese gjithashtu ka deklaruar vendimet nr.77/2025 dhe nr.78/2025 të Kuvendit si të papajtueshme me Kushtetutën, të cilat kishin të bënin me mosmiratimin e projektvendimeve për ngritjen e Komisioneve Hetimore mbi këto çështje.
Dosja “McGonigal” ka shkaktuar debat politik në vend, ndërsa opozita ka paralajmëruar se çështja Rama-McGonigal mund të hapet edhe në SHBA, ku ligjvënës republikanë kanë ushtruar hetim parlamentar mbi aferën.
Njoftimi i Kushtetueses:
Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”; (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”. 2. Deklarimi i vendimit nr.77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Deklarimi i vendimit nr.78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Dosja McGonigal ka qënë një ndër çështjet që ka shkaktuar debat mes palëve politike në vend. Opozita shqiptare ka paralajmëruar se dosja Rama-McGonigal do hapet
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






