Transmetuar më 22-01-2026, 14:22

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Data dhe ora e shpalljes së vendimit do t’u komunikohet palëve përkatëse.

Seanca u zhvillua pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se vendimi i pezullimit të Ballukut shkel kompetencat e tij si kryeministër.

Prokurorja e SPAK ka vlerësuar se qëndrimi në detyrë i Ballukut mund të paraqesë një rrezik potencial, duke përmendur propozimin e 50 aktve që lidhen me hetimet.

Në seancë, Presidenti i Republikës përfaqësohej nga këshilltari Ilir Rusmali, shefi i kabinetit Hemioni Braho dhe drejtoresha e përgjithshme Eriola Shia. Ndërsa Kuvendi përfaqësohej nga drejtoresha juridike Mimoza Arbi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit