

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai ka kritikuar SPAK-un, duke deklaruar se po mbahet në burg pa prova të mjaftueshme.
“SPAK është kthyer në sportel ku lihen letrat e popullit. Ka qenë një sportel pas kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair keni çuar në SPAK. S’doli gjë! Tani çoni prapë Tony Blari, se kush e di, del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq Lali Erin, për të cilin janë shkruar tre volume”, tha Rama.
Deklarata e kryeministrit erdhi ndërkohë që SPAK po vijon hetimet ndaj Veliajt, ndërsa procesi ligjor ndaj tij vazhdon në përputhje me procedurat.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






