

TIRANË – Në seancën e sotme të Kuvendit ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Ai mbërriti pas fillimit të seancës për votimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Fotot e seancës kapin momente nga qëndrimi i Ramës pranë zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila aktualisht po hetohet nga SPAK.
Në të njëjtën kohë, në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca plenare publike lidhur me kërkesën e Kryeministrit Rama mbi çështjen e pezullimit të Ballukut nga detyra.









Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






