Transmetuar më 22-01-2026, 13:12

Kryeministri Edi Rama në një fjalim që po mban në Kuvend, përdori tallje për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) duke e "pagëzuar" atë me emrin e ri "sportel për letra nga populli, si sporteli që ka qenë dikur këtu prapa Kryeministrisë".

Ai iu drejtua opozitës madje duke i thënë se "SPAK është rruga juaj e fundit për ardhjen në pushtet".

Rama komentoi dhe aludimet e opozitës se më 20 janar do të thirrej nga prokuroria federale amerikane në SHBA për një hetim penal.

Ai tha se në të vërtetë do të shkojë në SHBA, porse tha se do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit