

Teksa në foltore fliste kreu i PD-së, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama e dëgjonte, ndërsa zëvendësja e tij, Belina Balluku shfrytëzonte kohën për të parë telefonin e saj.
Siç shihet nga fotot, Rama ka qëndruar i heshtur, me njërën dorë të mbështetur në fytyrë, ndërkohë që Balluku shikonte celularin.
Por në një moment, shihet Balluku teksa i flet Ramës, ndërsa ky i fundit bën një buzëqeshje ironike.
Pjesë nga fjala e Berishës: Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca… të lutem, nxirre jashtë Belindën se ajo i ka thënë Pallosh, nuk i kam thënë unë Pallosh. Pyetja ime është çfarë do të thuash kur Belinda ta marrë Palloshin me vete?.
Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimimin e Kryeministrisë për masën e GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj.





Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






