Transmetuar më 22-01-2026, 12:40

ZVICËR – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes, ku u shfaq në skenë së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe liderë të tjerë botërorë.

Kosova ka pranuar të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën. Presidentja Osmani deklaroi se e ka pranuar me krenari ftesën personale të presidentit Trump për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë nismë ndërkombëtare.

Ajo theksoi se Kosova, pavarësisht madhësisë, është e gatshme të japë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të Bordit, duke shtuar se është në komunikim të ngushtë me Shtëpinë e Bardhë për të siguruar një angazhim konkret dhe domethënës.

Bordi i Paqes synon promovimin e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në zonat e prekura nga konflikti, përfshirë Gazën. Nisma mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfshin pjesëmarrjen e disa vendeve si anëtare themeluese.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit