

Partia Demokratike ka votuar pro marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, por ka propozuar një amendament për të ndryshuar mënyrën e përfaqësimit në këtë organizatë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se “Republika e Shqipërisë në organizata ndërkombëtare përfaqësohet nga institucione, dhe jo nga individë”.
Sipas PD-së, në dokumentet e ratifikimit duhet të përmendet institucioni, jo emri i një personi, pasi kjo është e paprecedent në historinë e Shqipërisë dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Amendamentet e propozuara nga PD:
1. Ndryshimi i titullit të projektligjit Titulli të riformulohet në:
“Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Paqes”.
2. Ndryshimi i Nenit 1 Teksti i nenit 1 të ndryshojë në:
“Ratifikimi i marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Paqes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij”.
3. Shtimi i një neni të ri (Neni 2) PD propozon që Shqipëria të përfaqësohet në Bordin e Paqes nga:
Presidenti i Republikës, ose Kryeministri me autorizim të Presidentit, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe legjislacionin në fuqi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






