Transmetuar më 22-01-2026, 10:56

Tiranë, 22 janar 2026 – 10:49

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot me 80 vota pro për shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Ky projektligj kërkonte shumicë absolute për miratim dhe i është kaluar më pas Komisionit për Punët e Jashtme, ndërsa seanca pritet të rinisë pas orës 12:00.

Partia Demokratike ka shprehur kundërshtimin e saj, duke argumentuar se po shkelet procedura dhe afatet kushtetuese, dhe ka votuar me 22 vota kundër.

Çfarë parashikon projektligji?

Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare të iniciuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cila do të ketë si mision administrimin e Gazës dhe nxitjen e paqes në rajon.

Sfondi i zhvillimeve

Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte pranuar një ftesë personale nga Presidenti Trump për t’u bërë pjesë e këtij bordi.

Ai e cilësoi këtë ftesë si një moment krenarie për Shqipërinë, duke theksuar se vendi është ftuar si anëtar themelues, një arritje që sipas tij nuk do të ishte imagjinueshme disa vite më parë.

Më pas, Rama i dërgoi një letër zyrtare Presidentit Trump, ku shprehu mirënjohjen për këtë iniciativë dhe për ftesën e drejtpërdrejtë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit