Transmetuar më 22-01-2026, 09:18

Durrës, 22 janar 2026 – Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore për t’i shpëtuar testit të alkoolit.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, gjatë monitorimeve për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë ndaluar një automjet në rrugën “Vllazërimi”, me drejtues shtetasin Xh. S., banues në Durrës.

Gjatë momentit të ndalimit, 43-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar para, me qëllim shmangien e kryerjes së testit të alkoolit. Pas testimit, rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me nivel alkooli 0.92 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S. për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit