Transmetuar më 21-01-2026, 21:57

Vlorë, 21 janar 2026 Ka përfunduar takimi mes Ivanka Trump dhe kryeministrit Edi Rama, i zhvilluar këtë të mërkurë në Vlorë, nën masa të rrepta sigurie.

Burime pranë aktivitetit bëjnë me dije se pas përfundimit të takimit, Ivanka Trump dhe kreu i qeverisë kanë qëndruar për disa minuta jashtë ambienteve ku u zhvillua biseda, duke shkëmbyer një komunikim të shkurtër informal, përpara se të niseshin në drejtim të Orikumit.

Ivanka Trump mbërriti në Vlorë paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa kryeministri Rama iu bashkua disa orë më vonë, i shoqëruar nga një eskortë e shtuar sigurie. Detajet mbi përmbajtjen e takimit nuk janë bërë publike, ndërsa pritet që lëvizjet e delegacionit të vijojnë edhe gjatë orëve në vijim.

Takimi ka ngjallur interes të lartë mediatik, mes spekulimeve për prani të figurave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare dhe diskutimeve mbi axhendën reale të vizitës në jug të vendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit