

Pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian kanë refuzuar ftesën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’u bashkuar me të ashtuquajturin Këshill i Paqes për Gazën, duke e konsideruar iniciativën si problematike dhe tepër të kushtueshme.
Sipas Financial Times që citon noa.al, në Evropë ekziston shqetësimi se kjo nismë synon të anashkalojë rolin e Kombeve të Bashkuara në proceset ndërkombëtare të paqes dhe ndërmjetësimit.
Një tjetër faktor që ka nxitur refuzimin e vendeve të BE-së është edhe fakti se ftesa për pjesëmarrje i është dërguar edhe Presidentit rus, Vladimir Putin.
Burime diplomatike europiane shprehen se përfshirja e aktorëve të tillë dhe struktura e propozuar e këshillit kanë ngritur dyshime serioze mbi qëllimet reale të nismës, duke bërë që shumë kryeqytete europiane të distancohen nga propozimi i Shtëpisë së Bardhë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






