Transmetuar më 21-01-2026, 21:06

Lezhë, 21 janar 2026 Një tjetër aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në superstradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në këtë segment problematik.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur fillimisht me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka goditur edhe dy mjete të tjera që po lëviznin pas, duke shkaktuar një përplasje zinxhir.

Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej automjeteve ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontrolle mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahet nën vëzhgim.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi, ndërsa trafiku në zonë u bllokua për disa minuta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit