

Pamje të pabesueshme vijnë nga Greqia, ku moti i keq me stuhi shiu të rrëmbyeshëm dhe reshje të dendura dëbore kanë gjunjëzuar vendin prej orëve të para të ditës së sotme.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës prej ditës së djeshme, me 7 zona me alarm të kuq, përfshi edhe Athinën.
Shkollat janë mbyllur dhe Policia ka paralajmëruar qytetarët për lëvizjet.
Lumenj uji vërshuan rrugëve dhe përrenjtë çanë shtretërit duke mbuluar në baltë e llucë lagjet e Grqisë.
Në Ano Glyfada erdhën pamje tronditëse dhe gati apokaliptike. Rruga kryesore u shndërrua në lumë dhe rrëmbeu makinat dhe gjithçka tjetër që lundruan.
Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë Atikën, me Athinën në qendër të ciklonit. Me rrebeshët e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar imazhe të shkatërrimit biblik në shumë zona.
Në Ano Glyfada, situata është shumë e vështirë me rrugët e fryra dhe që ngjajnë me lumenj të rrëmbyeshëm, duke rrëmbyer gjithçka në rrugën e tyre. Videot nga Rruga Antheon janë epike.
Probleme edhe në Korinth e Korfuz, zonën e Maqedonisë greke, Thesali dhe më gjerë. Në zonat malore dëbora ka shkuar deri në 2 metra lartësi.
Në një video tjetër, situata në rrugë duket të jetë veçanërisht e vështirë, pasi ka edhe materiale të sjella në rrugë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






