

Lezhë, 21 janar 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në lagjen SMT, në qytetin e Lezhës, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke bërë që automjeti të përmbyset në rrugë.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga një i ri, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime, pavarësisht përplasjes së fortë dhe dëmeve materiale të shkaktuara.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i automjetit po i nënshtrohet testit të alkoolit për të përcaktuar nëse ka qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike në momentin e ngjarjes.
Autoritetet bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar apo kalimtarë të rastësishëm të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.




Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






