Transmetuar më 21-01-2026, 19:21

TIRANË – Monika Kryemadhi e ka provuar se gjithmonë ka qenë “pa filtra” kur bëhet fjalë për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e saj.

Në një intervistë sot për emisionin “Ftesë në 5”, ajo u pyet nëse beson ende te dashuria pas divorcit.

Në përgjigjen e saj, Kryemadhi tha se beson te dashuria, duke siguruar se Ilir Meta ka qenë dhe mbetet dashuria e saj e parë dhe e fundit.

Ajo theksoi se gjithë jeta e saj politike ka nisur me Metën në krah dhe se ishte pikërisht politika ajo që i bashkoi, por edhe ajo që i ndau.

“Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar, sepse unë e kam dashurinë time.

Dashuria ime me ish-bashkëshortin ka kaluar në shumë sfida dhe edhe kur vjen një moment që mbaron një marrëdhënie, nuk do të thotë se mbaron dashuria nga ana tjetër.

Nuk është më prioriteti im një dashuri tjetër.

Për fatin tim të mirë apo të keq, Meta ka qenë dashuria ime e parë dhe e fundit, mund ta them.

E para, sepse e gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë.

Politika na bashkoi dhe prapë politika na ndau.

Nuk e kam parë kurrë marrëdhënien tonë si diçka që ishte në kurriz të politikës.

E kam dashur ndoshta më shumë sesa më ka dashur ai dhe, kur ndodh kështu, je ende e ‘ngopur’ për të parë drejt një dashurie tjetër”, rrëfeu Kryemadhi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit