

FIER- Një incident ka ndodhur mbasditen e sotme në Fier, ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen Apolonia.
Burri, A.D., 50 vjeç, banor i Fierit, me profesion arsimtar, në rrethana të paqarta ka rënë nga lartësia e katit të tretë të pallatit dhe si pasojë ka përfunduar në tarracën e një verande të katit të dytë.
Burri ka mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë disi e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar ankth te banorët e zonës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

Fotot: Pamje në vendngjarje
Noa.al mëson se, 50-vjeçari, mësues i gjuhës angleze, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në një komunikatë për media, policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në lagjen "Apollonia", Fier, duke pohuar se shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






