Transmetuar më 21-01-2026, 18:46

Çështja e Groenlandës po shndërrohet në një temë madhore për vendet europiane, të cilat shohin se pretendimet e Presidentit amerikan Donald Trump mund të rrezikojnë seriozisht Aleancën Transatlantike.

Gjermania ka dalë edhe një herë kundër planeve të Trumpit, ndërsa ministri gjerman i Financave ka folur hapur, pa e zbutur tonin.

“Shtetet e Bashkuara janë më të mëdha se Donald Trump”, deklaroi Lars Klingbeil, duke komentuar atë që ai e cilësoi si “presion” apo “shantazh” lidhur me Groenlandën.

“Është vërtet një situatë serioze. A do të thotë kjo fundi i marrëdhënieve transatlantike? Jo, sigurisht që jo. Shtetet e Bashkuara janë diçka më shumë se Donald Trump. Dhe unë shoh mesazhe shumë inkurajuese nga politikanë demokratë, por edhe republikanë, të cilët thonë: ‘Kjo nuk është rruga që duam të ndjekim’”, u shpreh Klingbeil.

Megjithatë, ai shtoi se pyetja thelbësore është nëse Europa, në këtë fazë, është e aftë të flasë në mënyrë sovrane dhe me siguri, duke thënë qartë: “Këtu është tejkaluar vija e kuqe”, citohet ai në këtë raport të noa.al.

Në të njëjtën kohë, ministri gjerman theksoi se Gjermania e refuzon ftesën për Këshillin e Paqes të propozuar nga Trump, duke sinjalizuar distancimin e Berlinit nga iniciativat e fundit të Shtëpisë së Bardhë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit