

Vlorë – Një bombolë gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar pasiguri mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një zonë jo të banuar, çka ka shmangur rrezikun për persona të tjerë.
Pak pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e zonës.
Policia lokale e pyetur nga noa.al tha se shpërthimi ndodhi në një pirg mbeturinash ku besohet se dikush ka flakur një bombolë gazi.
Megjithatë është e paqartë pse ndodhi shpërthimi. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






