

U miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore
Në mbledhjen e sotme të qeverisë që u drejtua nga kryeministri Edi Rama u miratuan disa vendime si dhe shtatë emërime dhe shkarkime në rangje të ndryshme drejtuese.
Siç raporton noa.al, janë liruar nga detyra:
– Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
– Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
– Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
– Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë.
Ky i fundit shpalli dorëheqjen thuajse një javë më parë pa bërë publik një motivacion. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






