Transmetuar më 21-01-2026, 16:34

Tiranë, 21 janar 2026 – Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një punonjësi 58-vjeçar në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të pompës së një mjeti pune (betoniere), që po drejtohej nga shtetasi E. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar rëndë punonjësi R. R., 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë arrestuar drejtuesin e mjetit të punës, i dyshuar si përgjegjës për aksidentin fatal.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit