

SHBA- Presidenti Donald Trump tha se pa SHBA-në, vendet e tjera nuk do të ekzistonin. Gjatë takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Trump u shpreh se të gjithë vendet kanë përfituar prej saj. Trump tha se pa ushtrinë e SHBA, vendet e tjera do e kishin të vështirë të ekzistonin.
"Ne do të duhet të paguajmë normën më të ulët të interesit nga çdo vend tjetër në botë, sepse pa Shtetet e Bashkuara, vendi juaj nuk do të ekzistonte. Të gjithë ju keni përfituar nga ne me kalimin e kohës. Por pa ne nuk ka ekonomi, rritje dhe pasuri. Pa ne, shumica e vendeve në botë nuk do të ekzistonin. Pa ushtrinë tonë, mendoni se ku do të ishit", tha Trump./
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






