

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua Groenlandës, ishullit më të madh në botë, si “një copë akulli”.
“E vetmja gjë që po kërkojmë është të marrim Groenlandën, përfshirë titullin e plotë dhe pronësinë, sepse për ta mbrojtur duhet ta zotërosh. Nuk mund ta mbrosh me qira,” tha Trump.
Ai shtoi se, sipas tij, mbrojtja nuk mund të bazohet në marrëveshje përdorimi: “Kush do të donte të mbronte një marrëveshje licence apo një qira, kur bëhet fjalë për një copë të madhe akulli në mes të oqeanit, ku në rast lufte, një pjesë e madhe e veprimeve do të zhvilloheshin pikërisht aty? Mendoni pak, raketat do të kalonin drejt e mbi qendrën e asaj cope akulli.”
Presidenti Donald Trump këmbënguli se dëshiron “ta marrë Grenlandën, duke përfshirë të drejtën, titullin dhe pronësinë”, por tha se nuk do të përdorte forcën për ta arritur këtë – duke përdorur fjalimin e tij të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror për të tallur vazhdimisht aleatët evropianë dhe për t’u zotuar se NATO nuk duhet të pengojë ekspansionizmin e SHBA-së.
Ai i kërkoi NATO-s të lejojë SHBA-në të marrë Groenlandën nga Danimarka dhe shtoi një paralajmërim të jashtëzakonshëm, duke thënë se anëtarët e aleancës mund të thonë po, "dhe ne do të jemi shumë mirënjohës. Ose mund të thoni ‘Jo’, dhe ne do ta kujtojmë".
“Ky ishull i madh i pasiguruar është në fakt pjesë e Amerikës së Veriut”, tha Trump. “Ky është territori ynë.”
Trump tha gjithashtu se SHBA-të po lulëzojnë, por Evropa “nuk po shkon në drejtimin e duhur”. Ambiciet e tij për të rrëmbyer kontrollin e Groenlandës nga aleati i NATO-s, Danimarka, kërcënojnë të prishin marrëdhëniet me shumë nga aleatët më të ngushtë të Uashingtonit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






