

Presidenti amerikan Donald Trump u tall me syzet e presidentit francez Emmanuel Macron, duke shkaktuar të qeshura mes audiencës.
“E pashë dje me ato syzet e bukura. Çfarë dreqin ndodhi?” tha Trump, duke nxitur të qeshurat më të forta deri në atë moment.
Presidenti francez ka mbajtur syze edhe brenda ambienteve ditët e fundit, duke bërë shaka se bëhet fjalë për një problem “krejtësisht të padëmshëm” me sytë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






