

Belsh – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Rrenas të Belshit.
Shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, e cila po lëvizte si këmbësore. E moshuara është transportuar në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
DVP Elbasan/Informacion paraprak
Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






