

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në fshatin Rrenas, në bashkinë Belsh, qarku Elbasan.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, e cila ishte këmbësore.
E moshuara u transportua drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet procedurale nga strukturat e Policisë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






