Transmetuar më 21-01-2026, 13:22

Prrenjas – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Bushtricës, ku një person rreth 60-65 vjeç ka humbur jetën pas rënies nga Ura hekurudhore e Bushtricës. Viktima ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë urës duke tronditur shoferët dhe kalimtarët.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi ngjarjen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit