Transmetuar më 21-01-2026, 11:34

Operacioni “Anëtarët”/ Pas 3 muajsh hetime goditet grupi që shiste armë zjarri në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 1 në kërkim. U ndaluan shtetasit Artur Brahimaj Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar pas tre muajsh hetime me metoda proaktive operacionin e koduar “Anëtarët”, duke goditur një grup kriminal të dyshuar për shitje të armëve të zjarrit.

Si rezultat i operacionit, janë vënë në pranga tre persona, të tre me precedentë penalë, ndërsa një shtetas tjetër është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në zonën e Tufinës, teksa tentonin të shisnin dy armë zjarri kallashnikov.

Të arrestuarit janë:

Tiranë/ u ndaluan shtetasit Artur Brahimaj Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti

Ikir Zyberi, 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;

Artur Brahimaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve si dhe për mashtrim;

Artur Rushiti, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi kriminal.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithsej 5 armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.

Hetimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Deklarata e plotë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit: -I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; -A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim; A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit