

Vlorë – Ivanka Trump ka mbërritur sot në qytetin e Vlorës, e shoqëruar nga masa të shtuara sigurie dhe forca të shumta policore. Vizita e saj zhvillohet në kushte të forta sigurie, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për mbarëvajtjen e lëvizjeve në zonë.
Më herët gjatë ditës, rreth orës 10:00, në Vlorë ka mbërritur edhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet aktualisht në zonën e Ujit të Ftohtë, i akomoduar në një prej hoteleve të zonës.
Ende nuk ka informacion zyrtar mbi axhendën apo qëllimin e vizitës së tyre në Shqipëri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






