

Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë.
Policia e Shtetit thotë se shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje.
Në përpjekje për tu siguruar që rrugët po pastrohen nga bora dhe kripa po shpërndahet, Policia tha sot se ajo po bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore.
Ajo konstaton se aktualisht puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive.
Në Qafë Thanë, nuk do të lejohet kalimi i kamionëve (rreth 2-3 orë) derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase.
Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të:
bëjnë kujdes gjatë lëvizjes,
respektojnë sinjalistikën rrugore,
pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore,
ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
📞 Për ndihmë, telefononi 112. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






