Transmetuar më 21-01-2026, 09:07

Kur kanë kaluar 15 vjet nga 21 Janari 2011 ku një demonstratë e thirrur nga kreu socialist Edi Rama përfundoi në dhunë që pasoi vdekjen e 4 pjesëmarrësve, Edi Rama sulmoi sot drejtësinë duke e akuzuar se po tenton që ngjarja të lihet pas në kohë.

Duke ngritur këtë akuzë të re, z.Rama megjithatë shprehet i sigurt se ajo që ndodhi do të zbardhet.

"Sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, kam bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë". /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit