

Një tjetër banor i ri i bashkohet mbrëmjen e sotme shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Bëhet fjalë për Rogertin, i cili pritet të sjellë dinamika të reja dhe zhvillime interesante në lojë.
Rogerti është gazetar sportiv, i njohur për angazhimin e tij në median sportive, ku prej vitesh ka ndjekur nga afër aktualitetin sportiv, veçanërisht futbollin.
Me hyrjen e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai synon të tregojë një anë tjetër të vetes, larg kamerave sportive dhe analizave profesionale.
Para hyrjes në shtëpi, Rogerti është shprehur:
“Tani po vjen njeriu që do t’i japë pak dashuri shtëpisë”,
duke lënë të kuptohet se roli i tij nuk do të jetë vetëm strategjik, por edhe emocional.
Sipas asaj që është bërë e ditur, Rogerti do të hyjë në Big Brother VIP me një mision të veçantë, si ish-i dashuri i Lornës, një mision që u pasua me tensione dhe përpjekje të forta për sqarime brenda shtëpisë.
Për më tepër, hyrja e tij u bë duke mbajtur maskë në fytyrë, element që shtoi misterin dhe kuriozitetin për reagimet e banorëve.
Hyrja e Rogertit e ka kthyer mbrëmjen e sotme në një nga momentet më të komentueshme të spektaklit.
Lorna kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother: Nuk mund të vijë dikush nga hiçi dhe…
Lorna kërkoi që të linte shtëpinë menjëherë, kjo pas hyrjes së Rogertit, i cili u fut me një mision, të hiqej si ish-i i Lornës.
“Të anulohet televotimi. Dal që tani. Vjen një nga person nga hiçi dhe thotë jam ish. Ishi im në Nju Jork ka emrin e dikujt këtu, por s’ka lidhje fare.
Unë kam një fytyrë që më duhet ta mbajë. Unë nuk iu bazojë të gjitha gjërat mbi gënjeshtra. Nuk mund të them unë kam qenë e dashura e dikujt këtu në shtëpi. Hiqe more maskën”, tha Lorna.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






