Transmetuar më 20-01-2026, 22:44

Një i ri përmetar ka gjetur fundin tragjik në një ngjarje të trishtë që dyshohet se ishte zgjedhje e tij.

Viktima është D.Muçenji, 31 vjeç, banues në Përmet, raporton noa.al.

Policia lokale tha se sonte rreth orës 19:10, në fshatin Skutaraq, Përmet, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. M., rreth 31 vjeç.

Raportohet se të afërmit e viktimës e kanë gjetur atë të varur në shkallët e shtëpisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit